Maqedoni

BFI: Kujdes nga mashtruesit, flasin në emrin tonë

02.01.2017 16:03

Bashkësia Fetare Islame njofton se disa persona të njohur për këtë institucion fetar, kanë hapur adresë të ngjashme elektronike me atë të BFI-së...

Bashkësia Fetare Islame njofton se disa persona të njohur për këtë institucion fetar, kanë hapur adresë të ngjashme elektronike me atë të BFI-së, me qëllim të keqpërdorimit të mail-it zyrtarë të këtij institucioni dhe po kërkojnë të holla në emër të një aksioni humanitar.
 
BFI njofton opinionin se tashmë dy vite, ata që ia duan të keqen këtij institucioni,  nuk reshtin së tentuari që ta përçajnë popullatën myslimanë dhe vazhdojnë me lojërat e tyre të pista duke nxitur huti tek qytetarët.
 
Këtë herë ata kanë hapur një adresë elektronike të ngjashëm me atë të BFI, pra [email protected], ndërsa adresa origjinale e Bashkësisë Fetare Islame është [email protected], dhe në emër të kësaj adrese dërgojnë lajme për publikim deri tek portalet dhe mediumet, për kinse ndonjë aksion humanitar.
 
Andaj njoftojmë mediumet dhe opinionin publik që të mos bien pre e mashtrimeve të këtyre njerëzve, të cilët njihen më nga të gjithë si mashtrues profesionistë. – thuhet më tej në reagimin e BFI-së.