Maqedoni

VMRO DPMNE: LSDM shpif, investuam rreth 110 milionë euro në shëndetësi

02.01.2017 16:24

Ndaj deklaratës Shilegovit, kanë reaguar nga VMRO-DPMNE...

LSDM-ja për dhjetë vjet frustrim që nuk është në pushtet, po e shëron me një përpjekje të turpshme për të diskredituar projektet kapitale e realizuara të qeverisë së udhëhequr nga VMRO-DPMNE, thuhet në reagim.
 
“LSDM-ja kot është duke u përpjekur të prishë sistemin shëndetësor i cili zbaton ciklin më të madh të investimeve në historinë e Shëndetësisë të Maqedonisë. Rreth 110 milionë euro ishte investimi për ndërtimin dhe rindërtimin e institucioneve shëndetësore publike në të gjithë vendin që tashmë janë përfunduar plotësisht apo që janë në proces”, thonë nga VMRO-DPMNE.