Botë

Irak, sulm në Bagdad, 35 të vdekur

02.01.2017 16:40

Të paktën 35 persona kanë mbetur të vrarë dhe dhjetra të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi me autobombë në Bagdad...

Atentati ndodhi në një shesh mjaft të popullor shiit në Sadër City. Sulmi  ndodh në ditën kur vendi po vizitohet nga presidenti francez, Francoise Hollande.  
 
Policia tha se në sulmin e sotëm ishte shfrytëzuar një makinë-bombë. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë shpërthim, por Shteti Islamik ka kryer disa sulme në Bagdad, gjatë javëve të fundit, duke marrë në shënjestër kryesisht territoret me popullatë shumicë shiite.
 
Sulmi i sotëm është i fundit i një serie sulmesh që po trondisin Irakun që nga e shtuna. Rreth 29 persona mbetën të vrarë në tre atentate të ndryshme në Bagdad të shtunën.
 
Shtatë agjentë policie vdiqën ndërsa një sulm ndodhi të dielën në qytetin e shenjtë shiit të Najaf, në jug të vendit.