Të paktën 50 të vdekur nga një përleshje në burgun e Brazilit
02.01.2017 16:52
Në burgun e Manaus të Brazilit ka ndodhur një përleshje...

Në burgun e Manaus të Brazilit ka ndodhur një përleshje e përgjakshme me ç’rast kanë mbet të vdekur të paktën 50 persona.
Këtë e ka konfirmuar për televizionin Globo zyrtari i sigurisë në Brazil.
Sipas informacioneve kjo përleshje ka nisur mes dy grupeve rivale të drogës që gjendeshin në burg.
Shefi i sigurisë në shtetin Amazonas, Sergio Fontes, dyshon se nga kjo ngjarje ka edhe më shumë të vdekur.
