Ramadani: Bojkoti i LSDM-së përforcon pozicionet e BDI-së
Analisti Ismet Ramadanit, vlerëson se ky hap i LSDM-së përforcon akoma më shumë pozicionin e partisë fituese te shqiptarët, për t’i arritur kërkesat e saja…….

Mosmarrja e mandateve për deputet në Parlament nga ana e LSDM-së, sipas analistëve politik, krijon kriza të reja politike dhe e hedh poshtë thirrjen e VMRO-DPMNE-së për të fituar mbi 62 deputet.
Analisti Ismet Ramadanit, vlerëson se ky hap i LSDM-së përforcon akoma më shumë pozicionin e partisë fituese te shqiptarët, për t’i arritur kërkesat e saja.
“Këtu shpresoj se do të forcohen pozicionet e partisë më të madhe shqiptare që doli votuese në këto zgjedhje, BDI-së, për faktin se nuk do t’i ndihmojë shumë Greuevskit thirrja për 61-2 mandate, për faktin se BDI tani shpresoj se do ta shfrytëzojë deri në maksimum këtë se Gruevskit si mandatar apo si kryeministër i ardhshëm, nuk do ta merr guximin që të krijojë situatë ose krizë politike, që edhe partinë kryesore shqiptare ta ketë në opozitë, respektivisht në Parlamentit, prandaj kjo është një mundësi që BDI edhe më shumë t’i forcon pozicionet dhe në aspiratat e veta”, deklaroi analist politik, Ismet Ramadani.
Sipas analistit Ismet Ramadani, Parlamenti definitivisht do të mbetet pa opozitën kryesore. Parlamenti mund të funksionojë edhe pa opozitën, por është një Parlament të cilin përveç që nuk do ta pranojë LSDM-ja, atë nuk do ta pranojë edhe Evropa dhe faktori ndërkombëtar.
Ndërsa sipas analistit Petar Arsovski, krizë akoma më e thellë do të ndodhë në qoftë se hapit të LSDM-së i bashkëngjitet edhe ndonjë parti tjetër opozitare dhe do të vendoste në pikëpyetje formimin e kuorumit në Kuvend. Sa u përket zhvillimeve të mëtejshme politike, Arsovski shton se ekzistojnë më shumë opsione.
“Opsioni i cili është parashikuar në ligjin për zgjedhje plotësuese, është jologjike dhe e pamundshme, për shkak se e thyen kapitullin kushtetues të një personi, për shkak se në këtë rast do të duhet që për deputet të pjesshëm të votojë e gjithë njësia. Kështu që kjo është zgjidhje jopraktike. Opsion i dytë është të bëhen zgjedhje të sërishme nga fillimi, por edhe kjo është e pamundur, për shkak se teorikisht shkakton precedent, që në të ardhmen për një mandat të deputetit të kthyer, të iniciojë zgjedhje të tërësishme”, tha Arsovski.
Analisti politik Petar Arsovski, po ashtu thotë se mundësia më e logjikshme e cila në mënyrë më të drejtë e plotëson vullnetin e votuesve është që Kuvendi të mbesë pa deputetët e opozitës, se sa të organizoheshin zgjedhje të pjesshme. (Mefail Ismaili, TVM2)
