Maqedoni
Sinoptikët: Bëhuni gati, edhe kjo javë me temperatura të ulta
02.01.2017 17:21
Sipas tyre, për nesër nga fundi i ditës dhe të mërkurën, duget të bëhemi gati për reshje lokale të shiut dhe borës...

Reshjet do të fillojnë nga pjesët perëndimore dhe veriperëndimore të vendit. Sipas DPHM-së, ndryshim më i madh i motit pritet nga e enjtja kur për shkak të rrymave të pranishme ajrore veriore, moti do të jetë i ftohtë me reshje të borës dhe me erë të përforcuar të kohëpaskohshme veriore.
Gjithkund do të formohet shtresë e borës, në male edhe deri 50 centimetra, ndërsa për shkak erës së fuqishme vende-vende do të ketë edhe sasi më të mëdha të borës.
Të premten dhe në ditët e fundjavës temperaturat do të jenë shumë të ulëta dhe gjithkund nën zero.
