Botë
Sulmi në Stamboll, Turqia kundërpërgjigjet me sulme ajrore ndaj ISIS
02.01.2017 18:02
Pas marrjes së përgjegjësisë nga ana e ISIS për sulmin në Stamboll...

Pas marrjes së përgjegjësisë nga ana e ISIS për sulmin në Stamboll, Tuqia ka ngritur në fluturim avionët ushtarakë të cilët kanë si target bazat e të ashtuquajturit Shteti Islamin në Siri.
Bombat e para janë lëshuar tashmë mbi bazat në Al-Bab, Tadif dhe Bzagah. Aksioni ushtarak turk, që mban emrin Mbrojtja e eufratit, ka filluar që 4 muaj më parë për të larguar militantët e Shtetit Islamik nga zonat kufitare.
Gjatë javëve të fundit ky aksion është përqëndruar kryesisht mbi bazat e militantëve në qytetin Al-Bab. Në fillim të javës që lamë pas, shteti islamik ftoi përmes një video xhirimi përkrahësit e tij në Europë, që të sulmonin vendet e mbushura me njerëz që festonin, për të përgjakur natën e ndërrimit të viteve.
