Maqedoni

Zjarr i madh kaplon Zhelinën

02.01.2017 18:49

Një zjarr i madh është ndezur në mes të fshatit Zhelinë dhe Strimnicë të komunës së Tetovës...

Informacionet e para flasin se persona të panjohur kanë sjellë kamionë me mbeturina dhe stiropor i kanë hedhur dhe më pas i kanë vërë zjarrin.

Tymi është shumë i madh dhe ajri është ndotur në sasi të madhe. Ndërkohë, bashkësia Lokale e fshatit Striminicë ka njoftuar policinë, ndërsa policia është duke hulumtuar rastin dhe është vënë në kërkim për kapjen e autorëve. Po ashtu, zjarrëfikësit janë duke vënë flakët nën kontroll.