Botë

Brazil, përleshje mes bandave të drogës në burg, 60 të vdekur

02.01.2017 19:34

Të paktën 60 persona janë vrarë gjatë trazirave të përgjakshme që përfshinë një burg në qytetin Manaus në Brazil....

“Deri më tani ka 60 të vdekur”, iu ka thënë gazetarëve Pedro Florencio, udhëheqësi i burgut.
 
Sergio Fontes, udhëheqësi i sigurisë për shtetin federal të Amazonës ku gjendet burgu në fjalë, në një konferencë me gazetarë ka thënë se numri i viktimave mund të rritet derisa autoritetet ta kenë më të qartë nivelin e përballjes në mes të dy bandave rivale të drogës brenda burgut.
 
Me 600 mijë të burgosur, Brazili është vendi i katërt në botë me numrin më të madh të të burgosurve në botë./Oranews