Berlini solidarizohet me viktimat e terrorit në Stamboll

03.01.2017 10:12

Edhe Kryeqyteti i Gjermanisë, Berlini ka shprehur solidaritetin me Stambollin....

Edhe Kryeqyteti i Gjermanisë, Berlini ka shprehur solidaritetin me Stambollin dhe viktimat e terrorit atje në natën e ndërrimit të motmoteve. Kështu, të hënën në mbrëmje, porta e Brandenburgut është veshur me ngjyrat tradicionale turke (shih foton).

Autoritetet turke kanë njoftuar se janë shumë pranë identifikimit të autorit të sulmit në diskotekën në Stamboll ku humbën jetën 39 persona.

Zëvendës kryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmus, ka deklaruar përpara gazetarëve se janë marrë shenjat e gishtave dhe në skicë e personit duke bërë të mundur shumë shpejt edhe identifikimin e tij.

Ndërkohë sulmi është marrë përsipër nga i ashtuquajtur Shteti Islamik, i cili ka deklaruar se ky sulm është realizuar nga një ushtarë i kalifatit.

Momentalisht autori i sulmit ndodhet në gjendje të lirë, ndërkohë që Turqia ka angazhuar forca të shumta policie për kërkimin e tij. Nga këto operacione janë arrestuar 12 persona të cilët dyshohen të jenë të përfshirë në organizimin  e këtij sulmi.