Brazil, revolta në burg përfundon me 60 viktima

03.01.2017 12:57

Ka përfunduar në një lumë gjaku revolta e shpërthyer në një burg të Brazilit

Ka përfunduar në një lumë gjaku revolta e shpërthyer në një burg të Brazilit. Pas inspektimeve të bëra nga forcat e rendit ne burgun e Manausit, rreth 60 persona rezultojnë te vrarë.

Mes viktimave janë edhe 6 të burgosur të cilëve iu pre koka e u hodhën nga dritaret.

Sipas Sergio Fontes, kreu i sigurisë për shtetin e Amazonës, bilanci mund të rritet ndërsa autoritetet krijojnë një ide më të qarte mbi shkallën e rebelimit të nxitur nga një përleshje mes bandave rivale të drogës.

“Ajo që ne pamë sot,  është një gjë që e shohim në të gjityhë vendin. Luftë mes bandave. Një bandë më e madhe sulmoi bandën më të vogël për të eleminuar konkurrencën. Fatkeqësisht ka shumë të vdekur. Disa prej viktimave u hodhën nga dritaret, disa të tjerë janë arratisur edhe pse nuk e dimë se sa. Po zhvillojmë kërkime nëpër pyje dhe në autostrada. Gjithcka tregon se sulmi ishte mirë I planifikuar. Të burgosurit na kishin siguruar se nuk do të kishim problem gjatë festive por kjo tregon se kriminelët nuk duhen besuar” – tha kryeshefi i policisë së Amazonës, Sergio Fontes.

Sipas të përditshmes “Globo” të paktën 12 roje sigurie u mbajtën peng për 17 orë. Ndërkaq të gjitha forcat e sigurisë se Manaus-it janë mobilizuar për një operacion të jashtëzakonshme në qytet.

Përleshja nisi në orët e vona të së dielës, dhe u vu nën kontroll mbrëmjen e së  hënës, siç bënë të ditur autoritetet. Sistemi i burgjeve ne Brazil është vënë shpesh në shënjestër të kritikave për shkak të tejmbushjes e përleshjeve vdekjeprurëse.