Transporti urban në Shkup, sistemi elektronik gjen qytetarët të papërgatitur
Lamtumirë biletave të vjetra, në Shkup filloi që në ditën e parë të vitit....

Lamtumirë biletave të vjetra, në Shkup filloi që në ditën e parë të vitit, zbatimi i karteleve elektronike në transportin publik dhe privat.
Por pavarësisht paralajmërimeve të shumta dhe periudhës së gjatë për ta mësuar funksionimin e sistemin e ri , shumë qytetarë u gjetën të pa përgaditur dhe pa kartela elektronike për udhëtim.
Në dy ditët e para të pushimit, nuk kishte shumë rrëmujë, por sot kur qytetarët iu kthyhen obligimeve ditore, të gjitha punktet e ndërmarjes së transportit publik,ishin të stërmbushura me njerëz .
“Askush nuk ka treguar se si dhe kur duhet të vazhdohen kartelet elektronike. Kishte shumë paqartësi, për atë se a duhen vazhduar këto kartele me vitin e ri kalendarik apo një vit pas nxerjes së kartelës eketronike, prandaj ka rrumujë”
“ Katastorfë shkon puna. Jam afruar deri te dera kryesore, por nuk mund të lëvizim as para as mbrapa. Prej orës 7 të mëngjesit jam këtu dhe nuk e di se kur do të mbaroj”
“Në këtë të ftohtë qendrojmë jashtë për të vazhduar afatin e karteles. Nuk është e drejtë në mëngjes pagova 150 denarë vetëm për një vozitje,sepse nuk e kisha vazhduar afatin e karteles”
“Unë vazhdova afatin e karteles time, mbrenda shkon shpejt, por jashtë prita gjysëm ore e më shumë”
“Nuk është në rregull të ketë aq rrëmuj të madhe, le të hapen punkte të tjera në Shkup” - thanë disa nga qytetarët e anketuar nga TVM2.
Sistemi i ri elektronik prej këtij viti do të zbatohet nëpër gjitha autobuset e NTP-së dhe tek transportuesit privatë dhe do të kenë çmimin e njëjtë si deri tani. Për disa qytetarë kjo risi është ende e paqartë dhe u krijon huti se si do të funskionojë ky system në përgjithësi, të tjerët thonë se tani është më lehtë.
“Nuk jemi njoftuar me detajet se si do të funksionoj sistemin e ri elektronik”
“Është më mirë me kartelet elektroike sepse nuk do të ketë më rrëmuj dhe pritje nëpër autobuse”
“Është e thjeshtë dhe e lehtë për ta përdorur, kalon kartelen te automati dhe vazhdon udhëtimin”
“Kjo është puna e mirë për ne, vetëm në duhet pak kohë derisa mësohemi ti përdorim” – thanë disa nga qytetarët e anketuar nga TVM2.
Kartelat elektronike filluan të përdoren në dhjetor të vitit 2015 dhe gjatë kësaj periudhe ka funksionuar edhe sisitmi i vjetër i pagesës. Sistemi I ri elektronik ka për qëllim përmirësimin e funksionimi të tranportit publik, rritjen e shpejtësisë dhe cilësisë së tranportit në Shkup. (Rexhep Qamili, TVM2)
