Itali, revoltë në kampin e refugjatëve në Venecia

03.01.2017 13:29

Një revoltë ka shpërthyer gjatë natës në kampin e refugjatëve...

Një revoltë ka shpërthyer gjatë natës në kampin e refugjatëve në komunën Kona në provincën e Venecias.

Emigrantët kanë sekuestruar 25 operatorët e shërbimit e kësaj strukture pas vdekjes së një vajze 25 vjeçare.

Emigrantët kanë protestuar për shkak të vonesës së ndihmës së shpejtë në shërbim të vajzës së sëmurë duke i vënë zjarrin dhe disa pikave brenda këtij kampi refugjatësh.

Sipas rrëfimeve të tyre janë dashur 8 orë para se t’i jepej ndihma e parë mjekësore Sandrine Bakayoko, e cila ka ndërruar jetë pas transportimit në spitalin e zonës.

Sipas mediave italiane rreth orës 2.30 të mëngjesit të sotëm forcat policore italiane kanë ndëhyrë brenda kampit të refugjatëve duke lënë të lirë operatorët e shërbimit e duke shuar protestën.

Kampi i refugjatëve në Kona është ngritur mbi një ish bazë ushtarake.