Gjykata e lartë,”PSP duhet të argumentojë më shumë fakte rreth lëndëve që kërkon t’i shqyrtojë”

03.01.2017 13:54

Gjykata e lartë e Shkupit thekson se Prokuroria Speciale Publike...

Gjykata e lartë e Shkupit thekson se Prokuroria Speciale Publike duhet të publikojë më shumë fakte rreth kërkesës për t’i marrë në shqyrtim lëndët: Shpresa, Magyar Telekom, Spiun, Mitmarrja dhe Sopotin.

Ky vendim është nënshkruar nga kryetarja e Gjykatës së Lartë, Lidija Nedelkova. Në vendim theksohet se ligji nga neni 5 paragrafi 1 e Ligjit për Prokurorinë Publike të ndjekje të veprave penale që dalin nga përmbajtja e përgjimit të paligjshëm të komunikimeve, e parashikojnë juridiksionin e Prokurorit të Përgjithshëm i cili drejton me këtë Prokurori si juridiksion të kufizuar të përcaktuar në nenin 2, paragrafi 1 i të njëjtit ligj.

Edhe përkundër asaj që në ligjin për Prokurorinë Speciale thuhet qartë se kjo Prokurori Publike është e autorizuar për të hetuar dhe ndjekur penalisht veprat penale të lidhura me përgjimet e paautorizuara të komunikimeve në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015, megjithatë Janeva kërkon edhe rastin Sopot e cila ka ndodhur në vitin 2003.

Në mënyrë të ngjashme, në bazë të një kërkese në lidhje me materialet e përgjuara, PSP-ja kërkon ingerenca edhe për rastet Shpresa, Magjar Telekom, Spiun, Ryshfet nga ana e Zoran Zaevit si dhe rastet kundër ish- Drejtorit të Sigurimit dhe Kundërzbulimit, Zoran Verushevski dhe djalit të tij.