Maqedoni

Meteorologët: Gjatë javës, temperatura të ulëta dhe rreshje të borës

03.01.2017 14:35

Maqedonia këtyre ditëve është kapluar nga mot me temperatura të ulëta , siç ishte ajo e natës së kaluar prej minus 12 gradë. ..

Metereoligët paralajmërojnë se edhe gjatë natës së sontme temperaturat do të jenë të ulëta ndërsa në pjesën perëndimore të vendit do të ketë edhe rreshje të shiut dhe borës.
 
Temperaturat gjatë ditës së nesërme do të lëvizin nga minus 5 deri në zero grade, ndërsa ato të ditës do të ngriten nga 3 deri në 9 gradë celzius.  
 
Ulje më të mëdha të tempraturave do të ketë pasditën e të enjtes, të shoqëruara me reshje të borës dhe me erë të kohëpaskohshme veriore. Ndërsa gjat vikendit temperaturat do të zbresin deri në -20 gradë celzius, thonë nga Enti Hidrometerologjik. 
 
“Ndryshim më i madh i motit pritet të ejten nga mesdita në pjesën veriore të vendit dhe rajonin e Shkupit do të fryej erë veriore që do të sjellë ajrt të ftoht dhe temperatura të ulëta. Të premtën temperatura minimale dhe ajo e ditës nuk do të dasllohet shumë. Do të jewtë shum ftoh, ndërsa rreshjet e borës në tër vendin do të fillojnë  nga veriu dhe veriperëndimi, të enjten do të jenë më të shpeshta në orët e pasdites gjatë natës së premte, ndërsa gjatë ditës të premten do të zvoglohen”, tha Boris Sekirarski, metereolog. 
 
Gjatë fundjavës vranësira do të ulet por do të jetë shumë më ftohtë. Temperatura e mëngjesit do të ulet edhe nën minus 20 gradë, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga minus 12 deri minus 4 gradë celzius.
 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI