Mbyllen shkollat në Shqipëri, shkak gripi

03.01.2017 14:51

Shqipëria është në pragepidemie gripi....

Është ky shkaku pse Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar Ministrinë e Arsimit të mbyllë çerdhet, kopshtet dhe shkollat, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të virusit.

Viti shkollor do të rinisë më 9 janar, ndërsa ishte parashikuar të nmiste ditën e nesërme.  Instituti i Shëndetit publik nga ana e tij ka ka dhënë disa rekomandime të posaçme për higjenën dhe kontrollin e infeksioneve, distancimin social, vaksinimin dhe masa të tjera të kujdesit shëndetësor.

Sipas të dhënave, gjatë javës së fundit të muajit dhjetor 2016 numri i personave të paraqitur në qendrat shëndetësore për shkak të përhapjes së virusit të gripit në Shqipëri ka qënë mjaft i lartë dhe në rritje, ndërsa që prej tre ditësh, Shqipëria po përballet me kushtet e motit me temperatura shumë të ulëta, të cilat do të vazhdojnë edhe disa ditë, duke krijuar kushte të favorshme për përhapjen e mëtejshme të virusit.

Siopas meteorologëve, duke nisur nga e premtja Shqipëria do të përballet me temperature mjaft të yulëta deri në – 11 gradë në zonat malorë.

Krahas të ftohtit prezente do të jenë edhe reshjet e shiut e dëborës, kryesisht në zonat malore.

Meteorologët thonë se ky mot ekstrem është si pasojë e rrymave ajrore të ardhura nga Siberia të cilat do të përfshijnë të gjithë Ballkanin.

LULJETA NDOKA