Maqedoni

Drejtoria për punë hidro metereologjike: Ditëve në vijim temperatura -22 gradë

03.01.2017 15:36

Për shkak të valës polare që vjen nga Siberia i tër Ballkani e me atë edhe Maqedonia, janë kapluar nga ulje të mëdha të temperaturave...

Për shkak të valës polare që vjen nga Siberia i tër Ballkani e me atë edhe Maqedonia, janë kapluar nga ulje të mëdha të temperaturave, të cilat pritet të zbresin edhe deri në minus 22 gradë clezius.
 
Nga Drejtoria për Punë Hidro Metereologjike pas mbledhjes së sotme të Trupit koordinues për ballafaqim me kriza, paralajmërojnë se ditëve në vijim na presin edhe rreshje të borës, duke mos përjashtuar edhe rreshje të shiut të ngrirë.
 
“Do të fillojë me shi dhe borë në pjesët më të larta. Nuk përjahstohet edhe paraqitje tejet e rrezikshme e shiut të ngrirë.Prandaj paralajmërimet kanë të bëjnë me atë që qytetarët duhet të jenë të përgaditur për ulje drastike të temperaturave”, tha OIliver Rimevski, drejtor i drejtorisë për punë hidro metereologjike.
 
Të enjeten rreshjet e borës do të përfshijnë tër vendin e madje në pjesët më të larta malore bora pritet të arrijë deri në 50 centimetra, ndërsa në pjesët më të ulkëta deri më 25 centimetra. Do të fryej erë e ftoht nga drejtimi veripërëndimor.
 
“Të premten të shtunën dhe të dielen na presin edhe temperatura ditore prej minus 10, ndërsa temperaturat gjat natës do të zbresin në minus 22”, shtoi Rimevski.
 
Apelohet për kujdes gjatë vozitjes pasi rreshjet dhe ulja e temperaturave mund të shkaktojnë ngrica. Por drejtori i Ndrmarrjes Rrugët e Maqedonisë Gajur Kadriu thot se ekipet e kësaj ndërmarrje janë shpërndarë në 37 punkte në tër vendin dhe kujdestarojnë 24 orë për mirëmbajtjen e rrugëve, por gjithsesi komunikacioni në kushte ekstreme të motit nuk do të zhvillohet pa vështërsi.
 
“Ekipet tona kujdestarojnë ditë e natë dhe janë në nivelin e shkallës së dytë të mirëmbajtjes dimrore. Ajo don të thotë se ata do tpë jenë në ter teritorin dhe rrugët shtetërore pa marr parasyshë kushtet e motit”, tha Gajur Kadriu, Drejtor i NP rrugët e Maqedonisë.
 
Nga trupi koordinues për ballafaqim me kriza njëherit apeloj te të gjith pjesmarrësit në komunikacion të jenë të kujdeshëm dhe ti respektojnë rregullat e komunikacionit, si dhe të mos nisen në rrugë pa paisje dimore.
 
VLORA LAIFI TOPOJANI