Ndotja e ajrit, LSDM fajëson institucionet
Stacionet matëse në Shkup përkatësisht në komunat Qendër...

Stacionet matëse në Shkup përkatësisht në komunat Qendër, Karposh dhe Gazi Babë edhe sot shënuan nivel të lartë të ndotjes së ajrit.
Poashtu në mesin e komunave me nivel të lartë të ajrit të ndotjes së ajrit janë edhe Manastiri dhe Kumanova. Nga LSDM ka kritikuar institucione se nuk po ndërmarrin asgjë për uljen e ndotjes së ajrit.
“Madje edhe sot në ditë pas festës, kur lëvizja e qytetarëve ishte e kufizuar, në pjesë të Shkupit dhe Manastirit, niveli i ndotjes është 20 herë më i lartë nga maksimalja e lejuar”, thuhet në një njoftim me shkrim të LSDM-së.
Qeveria e ardhëshme që në seancën e parë do ti qaset me përgjegjësi kësaj problematike thonë nga LSDM, nga e cila vlerësojnë se në ditët kur ndotja do jetë shumë e lartë transporti publik do jetë falas dhe do të sjellin vendim që ato ditë të ndërpriten të gjitha aktivitete ndërtimore.
Ndër qytetet me ndotje të lartë është edhe Tetova, por me ndërprerjen me punë të kompanisë Jugohrom, ndotja e ajrit në qytetin buzë Sharrit është ulur për 50% kanë thënë nga sektori civil.
Por Drejtoria dhe sindikata e të punësuarve në Jugohromjanë në pritje të përgjigjes së komisionit shtetëror të shkallës së dytë, lidhur me kërkesën e tyre për rifillimin me punë të kombinatit.
Megjithëse nga minsitria e Ambientit kanë deklaruar se Jugohrom do të mund të rifilloj me punë vetëm pasi të ketë vendosur filtrate ekologjik. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)
