Maqedoni
Kadriu: Gjendje e polarizuar, mund të kemi zgjedhje sërish; Selmani:VMRO do të bëjë çmos të mos lejojë qeveri me LSDM
03.01.2017 18:01
Raporti i forcave politike në kuvendin e ri me numrin e mandateve të fituara ka krijuar një polarizim të skajshëm...

Raporti i forcave politike në kuvendin e ri me numrin e mandateve të fituara ka krijuar një polarizim të skajshëm të situatës paszgjdhore për formimin e e qeverisë së re vlerson eksperti juridik Osman Kadriu gjë që sipas tij u theksua që në verifikimin e mandateve kur në mungesë të dakordimeve kjo përbërje nuk arriti të zgjedhë kryetarin e ri të kuvendit.
“Kështu siç janë këto raporte sidomos nga aspekti i numrit të mandateve ai numër mjerisht tani për tani nga asnjëra nga partive politike nuk është i siguruar që të formohet qeveria dhe ngel që kryetari i shtetit siç i thot kushtetuta jo liderin e partisë por përfaqësuesin e asaj partie që ka më shumë mandate për formimin e qeverisë. Meqenëse asnjëra prej partive nuk ka mandate të mjaftueshme 61 atëherë kushtetuta thotë kryetari i shtetit duhet të cakton përfaqësuesin e partive në koalicion. E tash shtrohet pyetja kush janë ato ato parti të cilat do të jenë në koalicion. Meqenëse afatet për kryetarin e shtetit rrjedh dhe ai afat është 10 ditorë nga dita e verifikit të mandateve të deputetëve dhe ai afat do të skadon këto ditë”, tha Osman Kadriu, ekspert juridik.
Ndërkohë VMRO-DPMNE sipas ekspertit juridik Bashkim Selmani, do të shfrytzojë të gjitha mënyrat për të pamundësuar krijimin e një qeverie me LSDM-në.
“Dihet aspekti ligjorë dhe dispozitat kushtetuese që përcaktojnë mandatarin realisht kam shpresa të hidhura se vetë presidenti i shtetit dhe VMRO janë të interesuara që në maksimum të shfrytëzojnë gjitha opcionet e mundshme dhe ajo që është më e rezervuar për momentin dhe që mund të krijojë situatë akoma më të vështirë unë kam mendimin se nuk do t’i lëjë LSDM-së që të krijojë koalicionin e ardhshëm ose të mundshëm po megjithatë vetë presidenti duhet të jetë që do t’i shfrytëzojë të gjitha dispozitat ligjore dhe kushtetuese dhe më i gatshëm është për të shpallur gjendje të jashtzakonshme se sa të gjetur zgjidhje në R.M”, tha Bashkim Selmani,ekspert juridik.
Në qoftë se ndodhë që në dy afatet e përcaktuara me ligj asnjëra prej partive politike të mos arrijë të sigurojë numrat për formimin e qeverinë e re atëherë mund të ndodhë që vendi të shkojë në zgjedhje përsëri, nënvizojnë ekspertët.
NAIM RAMADANI
