Botë

Koreja e Veriut kërcënon sërish, Trump: Nuk do të…

03.01.2017 21:58

“Nuk do të ndodhë.”

Kjo është përgjigjja e presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump kur flet për kërcënimin e ri Koreano Verior, mbi testimin e një rakete nukleare.
 
Lideri i Koresë së Veriut, njoftoi teë dielën se vendi i tij është fare pranë testit të një rakete balistike ndërkontinentale.
 
Por duke shkruar në Twitter, Trump ka goditur sërish. Ai kritikoi edhe Kinën për këtë çështje, ndërkohe që ndryshe nga çka thënë gjatë fushatës, nuk ka bërë të ditur ende ndonjë politike zyrtare për Korenë e Veriut.
 
Por nga ana e tij Pekini ju përgjigj kritikave të Trump, duke i kujtuar se denuklearizimi i te gjithë Koresë është një sipërmarrje e vështirë për këdo. Ndërsa Koreja komuniste e veriut, reagoi vetëkenaqshëm duke thënë se postimet në Twitter të Trump nuk tregoj gjë tjetër veçse ndërgjegjësimin e tij për kërcënimin serioz që në paraqesim.
 
Por pavarësisht deklaratave të Kim Jong Un-it, eksperte të çështjes thanë se Koreja e Veriut është ende shumë vite larg mundesisë reale për të qenë kërcënim për SHBA-të./ TV KLAN