Minoski: Ekonomia e Maqedonisë u tregua e qëndrueshme, por nevojitet përfundim i krizës

04.01.2017 10:32

Edhe krahas ndikimit të krizës më të komplikuar politike nga pavarësimi i Republikës së Maqedonisë e këndej, ekonomia megjithatë tregoi rezultate. Rritja ekonomike me siguri do t’i tejkalojë projeksionet qeveritare, ndërsa papunësia është sjellë në nivelin më të ulët historik. Këtë në intervistë për televizionin Sitel e deklaroi ministri i Financave, Kirill Minoski.

Edhe krahas ndikimit të krizës më të komplikuar politike nga pavarësimi i Republikës së Maqedonisë e këndej, ekonomia megjithatë tregoi rezultate. Rritja ekonomike me siguri do t’i tejkalojë projeksionet qeveritare, ndërsa papunësia është sjellë në nivelin më të ulët historik. Këtë në intervistë për televizionin Sitel e deklaroi ministri i Financave, Kirill Minoski.

Siç thekson ministri, edhe krahas situatës politike jashtëzakonisht të vështirë, investitorët e huaj vazhduan të vijnë edhe në vitin 2016. Madje, siç thotë, investimet e drejtëpërdrejta të huaja kanë rritje në krahasim me vitin 2015. “Kemi kompani të cilat vitin e kaluar paralajmëruan dhe hapën fabrika, ndërsa të tjera kanë filluar me aktivitete ndërtimore. Të gjithë ata do të prodhojnë vende të reja të punës”, theksoi Minoski dhe shtoi se sivjet pritet që punësimi të rritet për 3 për qind sipas projeksioneve më konservative. Minoski vlerësoi se buxheti është në kondicion të shkëlqyeshëm.

Siç tha viti i kaluar ka përfunduar me pagesë të shkëlqyeshme të tatimeve nga 99 për qind, por edhe me deficit më të ulët buxhetor për rreth 1 për qind pikë nga ai i planifikuari. Edhe në vitin 2017 servisimi i detyrimeve të buxhetit, si pagesa e pagave dhe pensioneve, por edhe shpenzime të tjera, do të zhvillohet me rregull dhe pa pengesë.

“Në pajtueshmëri të të dhënave për vitin 2016, edhe krahas një sërë skenarëve dhe spekulimeve se një pjesë e të ardhurave janë zmadhuar, u dëshmua se nuk është ashtu. Të ardhurat tatimore tregojnë shkallë të pagesës prej 99 për qind që është me të vërtetë një numër i shkëlqyeshëm”, deklaroi ministri i Financave.

Megjithatë, siç potencoi, çdo krizë politike ndikon negativisht ndaj ekonomisë. “Trendet negative të cilët i kemi tek disa raporte nga kredi byrotë e ndryshme relevante dhe kredi rejting agjencitë, si faktor kryesor negativ e morën krizën politike. Kriza politike ndikon para së gjithash në konsumin, megjithatë ndikon edhe në ambientin për investime dhe nga ai aspekt ka impakt negativ ndaj zhvillimit ekonomik. Për këtë arsye disa herë theksoj se një orë e më parë është e domosdoshme të gjendet përfundim adekuat i krizës politike dhe të fokusohemi në atë që paraqet prioritet kryesor i këtij shteti, ndërsa ai është zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të punës dhe krijimi i standardit më të lartë jetësor për qytetarët”, theksoi ministri Minoski në intervistë.

Ai është optimist për vitin 2017 dhe pret rritje solide ekonomike, që është meritë e investimeve dhe efekteve nga politikat ekonomike të cilat po realizohen. (mia.mk)