Assange mohon të ketë marrë informata nga burime ruse
Themeluesi i faqes WikiLeaks Julian Assange, mbrëmë në një intervistë në rrjetin amerikan, Fox News....

Themeluesi i faqes WikiLeaks Julian Assange, mbrëmë në një intervistë në rrjetin amerikan, Fox News, ka mohuar ti ketë marrë mijëra emaile të Partisë Demokratike të Shteteve të Bashkuara nga burimet ruse.
Gjatë intervistës në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, ku strehohet prej qershorit të vitit 2012, ai nuk ka zbuluar se kush e furnizoi WikiLeaksin me dokumentet e vjedhura të hakerëve nga Komiteti Kombëtar Demokratik dhe nga John Podesta, shef i fushatës së kandidates demokrate, Hillary Clinton. “Burim nuk është qeveria e Rusisë”, tha Assange dhe ka shtuar se “nuk janë as palët shtetërore”. I pyetur se a mendon se rrjedhja e emailave të zotit Podesta dhe të Komitetit Kombëtar Demokratik, ka ndikuar në fitoren e republikanit, Donald Trump, Assange tha se “kush e di, është e pamundshme të thuhet”.
