Ekonomi

Buxheti 2017, FSSh: Mbi 26 miliardë denarë, buxhet historik

04.01.2017 15:00

Fondi për Sigurim Shëndetësor këtë vit do ta fillojë me buxhetin më të lartë që ka pasur ndonjëherë...

26 miliardë e 947 milion denarë peshon buxheti i fondit për vitin 2017, që do të përdoret për investime në spitale, metodat e reja, barna dhe rritjen e vëllimit të shërbimeve shëndetësore.
 
Ky buxhet është për 1 miliard e 370 milion denarë më i madh krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa në krahasim me vitet e 2000-ta kur është themeluar Fondi, rritja është dyfishuar, respektivisht është rritur për 27 miliardë denarë, thonë drejtuesit e FSSh-së. 
 
“Spitali i përgjithshëm i qytetit “8 shtatori” ka rritje për 15 milion denarë, Instituti për sëmundje të mushkërive “Kozle” ka rritje për 10 milion denarë, Klinika universitare për gjinekologji dhe akusheri “Nënë Tereza” në Çair ka rritje për 10 milionë denarë, Spitali Klinik në Tetovë rritje prej 10 milion denarë”,- deklaroi drejtori i FSSh-së, Orhan Ramadani.
 
Fonde shtesë nga ky buxhet i shtuar kanë përfituar edhe klinikat universitare për radioterapi dhe onkologji, për hematologji, për kardiokirurgji për kardiologji dhe klinika për sëmundjen e syve. Për barnat që jepen me recetë janë të paraparë 200 milionë denarë shtesë dhe për dializë janë të parapara 50 milionë denarë shtesë.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI