Maqedoni
Gripi sezonal, qytetarët: Ndikon ndotja e ajrit dhe temperaturat
04.01.2017 15:17
Gripi ka mbushur plot ambulancat në vendin tonë. Qytetarët thonë se në shtimin e të sëmurëve ndikon edhe ulja e temperaturave dhe ajri i ndotur...

Qytetarët presin që të bjerë borë për të ndalur sadopak përhapjen e virusit. Ky virus sulmon sidomos të moshuarit dhe pleqtë, por nuk ka kursyer as moshat e tjera.
“Mjegulla, kjo është vetëm sëmundje, grip ka, por edhe përpara kemi pasur gripe. Unë vetë jam tanimë një javë i sëmurë. Kështu grip nuk kisha parë deri më sot. Por, shikoni sa vetura ka, tymin që e thithim ne. Unë jam 60 vjeçar, por këtë herë shumë na ka munduar, jemi bllokuar prej gripit”,- theksoi një qytetar.
“Sot ka ra pak borë dhe ajri është pastruar menjëherë pak dhe kjo ndikon edhe për gripet, më mirë”,- u shpreh një qytetar.
“Ndryshimi i motit, por edhe ndotja e ajrit kanë bërë që të përhapet gripi më shumë në Maqedoni. Njerëzit më së shumti janë të sëmurë prej frymëmarrjes. Shteti nuk ka kujdes që ta përmirësojë ndotjen e ajrit kurrsesi”,- tha një qytetar.
“Unë i mora disa ilaçe. Gripi është përhap shumë, ambulanca është e mbushur me plot njerëz, plot pleq...”,- deklaroi një qytetar.
“Nipat dhe mbesat kanë grip. Fëmijët nuk dinë të ruhen, nënat nëpër puna, dhe ne si pleq sa po mundemi po i ruajmë”,- theksoi një qytetar.
“Grip në të gjitha anët, fëmijët, gruaja, nëna... Gjithë janë me injeksione, ilaçe, me infuzione...”,- u shpreh një qytetar.
Ulja e temperaturave gjatë ditëve në vijim mund të sjellë përhapjen e gripit edhe më shumë.
Andaj rekomandohet që qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të mos dalin pa pasur nevojë, ose në qoftë se dalin të vendosin maska mbrojtëse.
REJHANE BUSHI-METAJ
