Maqedoni

Bëhuni gati, prej nesër borë, në fundjavë temperatura polare

04.01.2017 16:02

Ndryshim më të madh të motit do të kemi nesër, kur pritet të ketë kalim të masave polare atmosferike dhe për këtë arsye do të kemi reshje të borës...

Sinoptikët paralajmërojnë se në fillim borë do të ketë vetëm në pjesët perëndimore dhe veriore, ndërsa deri në fund të ditës reshjet e borës do të përhapen në të gjithë vendin.
 
“Reshje më të mëdha të borës pritet të kemi nesër pasdite dhe gjatë orëve të mbrëmjes, pra deri në fund të ditës gjithkund do të formohet shtresë bore, nëpër malet shtesa e borës do të arrijë deri në 50 cm, veçanërisht në pjesën veriore të vendit. Ndërsa në Shkup pritet që shtresa e borës të arrijë prej në 10 deri në 15 cm. Reshje të borës do të ketë edhe të premten, gjatë mëngjesit, por natyrisht me një intensitet më të vogël”,- deklaroi Konstadinka Arsovska nga Enti Hidrometeorologjik.
 
Por, të ftohtin e vërtetë polar do ta shijojmë në fundjavë, kur era e ftohtë nga veriu do të ulë ndjeshëm temperaturat. 
 
“Moti më i ftohtë pritet të jetë gjatë ditës së shtunë, pra kryesisht gjatë fundjavës, kur pritet të kemi ulje të pjesshme të vranësirave, kjo do të thotë edhe ulje drastike e temperaturës së mëngjesit, që presim të jetë pak më e ulët mëngjesin e të dielës, pra kudo nën minus dhjetë dhe vende-vende pritet të bie deri në -20. Gjatë ditës do të mbajnë temperatura të ulëta, por më ftohtë pritet të jetë të shtunën, ku temperatura maksimale e ditës do të sillet prej -12 deri në -5”,- theksoi Konstadinka Arsovska nga Enti Hidrometeorologjik.
 
Sipas sinoptikëve, java që vjen do të fillojë me temperatura të ulëta, por gjithsesi jo në nivelet drastike të fundjavës.
 
Nga e hëna presim një rritje të butë temperaturash.
 
FARIJE DAUTI-BAKIJU