Maqedoni

Antikorrupsioni, hidhen poshtë ankesat e LSDM-së, KShPK: Deputetët të dorëzojnë deklaratat e pronësisë

04.01.2017 16:26

Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit i ka refuzuar si të pabaza të gjitha ankesat e LSDM-së për punësime në disa institucione dhe ndërtime në periudhën zgjedhore...

LSDM u ankua në Komisionin antikorrupsion për përzgjedhjen e noterëve nga Ministria e Drejtësisë, punësimet në Postat e Maqedonisë dhe Teatrin për fëmijë dhe hedhjen e guthemelit në Zrnovcë nga ana e funksionarëve të VMRO-DPMNE-së.
 
Anëtarët e Komisionit antikorrupsion refuzuan ankesat me sqarimin se Ministria e Drejtësisë tashmë ka qartësuar se akoma nuk ka dorëzuar vendim për zgjedhje të noterëve, Posta ka sqaruar se punësimet janë bërë konform miratimeve nga Ministria e Financave për punësime me buxhet nga viti i kaluar, ndërsa Teatri ka ndërprerë procedurën e punësimit edhe pse mjetet financiare ishin siguruar, as gurthemeli nuk është hedhur, ishte sqarimi i dhënë gjatë debatit për ankesat.
 
Komisioni antikorrupsion, ndërkohë, përkujton deputetët e rinj dhe ata që ju ka përfunduar afati, se sipas ligjit janë të obliguar që deri më 30 janar të parashtrojnë lista anketuese dhe deklaratë për gjendjen pronësore.
 
"Në pajtim me Ligjin për parandalimin e korrupsionit, të gjithë të përzgjedhurit dhe personat e emëruar në afat prej 30 ditëve nga emërimi i tyre, në rastin konkret deputetët të cilëve iu ndërpritet dhe atyre të cilëve iu fillon mandati, nga dita e zgjedhjes kanë për obligim të parashtrojnë lista anketuese dhe deklaratë për përplasje interesash deri te Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit për ta paraqitur atë me çka disponojnë",- theksoi kryetari i KShPK-së, Igor Tanturovski.
 
Deri më tani, siç tha Tanturovski, pjesa më e madhe e deputetëve iu  përmbahen dispozitave ligjore dhe paraqesin pronën e tyre deri te Komisioni. Nëse nuk veprohet sipas ligjit, parashihen sanksione, përkujton ai.
 
NAIM RAMADANI