Maqedoni

I ftohti polar, gati plani për përkujdesjen e të pastrehëve

04.01.2017 16:41

Pas paralajmërimeve për të ftohtë ekstrem ditët e ardhshme, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale bashkë me qendrat për punë sociale...

Pas paralajmërimeve për të ftohtë ekstrem ditët e ardhshme, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale bashkë me qendrat për punë sociale dhe organizatat komunale të Kryqit të Kuq do t'i identifikojnë të gjithë personat e pastrehë dhe në rrezik, dhe përkohësisht do t'i akomodojë në dy qendra pranimi në Momin Potok dhe Çiçino Sello.
 
Ato familje të cilat kanë fëmijë më të vegjël se tre vjet do të akomodohen në "Ranka Millanoviq" dhe "25 Maj".
 
Nëse paraqitet nevoja për akomodim të personave jashtë Shkupit, në bashkëpunim me MASh-in, do të hapen konviktet shkollore nëpër qytetet e Maqedonisë, ndërsa nëse dikush ka nevojë  për kujdesje ose sërish ndonjë qytetar vëren person të cilit ajo i nevojitet, mund të paraqitet në numrin 195.
 
“Ministria, Kryqi i Kuq, vetëqeverisjet lokale dhe bashkësitë lokale do të bëjnë identifikim të personave në rrezik, edhe pse ka informata dhe shifra të caktuara, ato do të kontrollohen edhe njëherë që të mundet atyre personave t'u ndihmohet në periudhën kur pritet moti i ligë",- deklaroi ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Ibrahim Ibrahimi.
 
"Pritet numri të rritet kur temperaturat do të jenë më të ulëta, por ne gjatë tërë vitit jemi në kontakt me ato, sepse këtu janë më së shumti, përkatësisht 148. Jashtë Shkupit ka numër të vogël të personave, sepse ndihma ndërfqinjësore është zhvilluar në rajonet jashtë Shkupit. Në mjediset urbane ka numër më të madh të personave të cilëve u nevojitet përkrahje nga Kryqi i Kuq dhe institucionet e sistemit”,- u shpreh Tuneva Paunovska nga Kryqi i Kuq - Shkup. 
 
Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit informon se ekipi për përgjigje gjatë katastrofave veçmë është mobil.
 
GAZMEND REXHEPI