Botë
Bora mbulon Shqipërinë, probleme në të gjithë vendin
04.01.2017 16:57
Shqipëria është gdhirë mëngjesin e sotëm nën pushtetin e borës e të ngricave, ndërsa temperaturat shënojnë disa gradë nën zero...

Për pasojë, kjo situatë ka sjellë probleme në mjaft akse rrugore, të cilat janë kthyer në një rrezik të vërtetë për drejtuesit e mjeteve, por edhe për këmbësorët.
Autoritetet rrugore shqiptare ka sugjeruar që të bëhet kujdes sidomos në akset me prani të dëborës dhe ngricave, si dhe të përdoren zinxhirë në automjete, të bëjnë kujdes sidomos në akset ku ka prani të borës ose ngricave, dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.
Drejtori i Policisë rrugore, Ardi Veliu, u bëri thirrje drejtuesve të automjeteve të eliminojnë shpejtësinë dhe përdorimin e celularëve.
Nga ana tjetër, edhe situata e gripit ka marrë përmasa mjaft të mëdha. Zyrtarisht Shqipëria është e pushtuar nga epidemia e grupit, çka ka sjellë edhe mbylljen e çerdheve, kopshteve e shkollave deri më 9 janar.
LULJETA NDOKA
