Maqedoni
VMRO-DPMNE: Zaev të dorëhiqet, gënjeu qytetarët dhe sistemin
04.01.2017 17:07
VMRO kërkon dorëheqjen e kreut të LSDM-së, Zoran Zaev...

Sipas partisë së Gruevskit, Zaev duhet të përgjigjet për krimet që ka bërë për gënjeshtrat ndaj bashkëpartiakëve dhe opinionit për gënjeshtrat dhe nënçmimin që po ia bën sistemit të drejtësisë, thonë nga VMRO.
“Zoran Zaev duhet të dorëhiqet pas gënjeshtrave të njëpasnjëshme për shkak krimeve në të cilat është zhytur deri në fyt, për shkak të prishjes së reputacionit të shtetit, por siç mund të shohim ditëve të fundit, edhe për shkak të njollosjes së reputacionit të ambasadave të cilat i keqpërdor që t’iu shmanget seancave gjyqësore. Zoran Zaev ka gënjyer për takimet në Izrael, Zaev gënjeu dhe trillonte për 500.000 fantazmat, ashtu si gënjeu edhe për shtypjen e letërnjoftimeve dhe pasaportave falso, për të cilat menjëherë u vërtetua se janë punë të shokut dhe bashkëpartiakut të tij, Çaushit”,- deklaroi Orce Gjeorgjievski nga VMRO-DPMNE.
