Maqedoni

LSDM apel institucioneve: Mos bini pre e kërcënimeve të VMRO-DPMNE-së

04.01.2017 17:20

Nga LSDM u apelojnë institucioneve që të mos bien preh e sulmeve dhe kërcënimeve të VMRO-DPMNE-së, por të punojnë për qytetarët...

Nga LSDM thonë se do të ketë përgjegjësi për të gjithë ata që vepruan kundër interesave të qytetarëve ose kanë qenë pjesë e regjimit kundërligjor dhe aktiviteteve joprofesionale, thonë nga LSDM.
 
Në Maqedoni duhet të ketë dhe do të ketë institucione përgjegjëse të cilat janë të obliguara me ligj të punojnë në interes të qytetarëve, thotë nga LSDM.
 
“Iu themi anëtarëve të Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit dhe të punësuarve në Drejtorinë për hulumtime financiare se nuk mund të jenë instrument i Nikolla Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve të tij. Sipas informacioneve që kemi, me iniciativë të drejtorit të tanishëm të Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim dhe ish drejtorit të Drejtorisë për hulumtime  financiare, Vladimir Atanasovski, Komisioni anti-korrupsionit kërkoi kontroll për 22 organizata joqeveritare. Drejtoria për hulumtim financiar hapi padi kundër 22 organizatave joqeveritare si dhe kundër 42 persona kritik ndaj Gruevskit dhe opozitarët. Koha për politikanët si Nikolla Gruevski përfundoi. Proceset demokratike kanë filluar, liria dhe jeta për qytetarët po vjen dhe këtë askush nuk mund ta ndalë”,- deklaroi Petre Shilegov nga LSDM.