Kosovarët dhe preshevarët në Shqipëri pa leje pune
Ministri i Mirëqenies Sociale i Shqipërisë, Erjon Veliaj, ka bërë të ditur një vendim të fundit të Qeverisë shqiptare, sipas të cilit shtetasit e Kosovës dhe luginës së Preshevës mund të punësohen në Shqipëri pa pasur nevojë të pajisen me leje pune…..

Ministri i Mirëqenies Sociale i Shqipërisë, Erjon Veliaj, ka bërë të ditur një vendim të fundit të Qeverisë shqiptare, sipas të cilit shtetasit e Kosovës dhe luginës së Preshevës mund të punësohen në Shqipëri pa pasur nevojë të pajisen me leje pune.
“Kjo do të thotë se të gjithë ata qytetarë të Republikës së Kosovës nuk kanë nevojë as të paraqiten e as të fillojnë ndonjë proces burokratik, aplikimi për leje pune apo certifikata për punësim… Qeveria jonë nuk i konsideron qytetarë të huaj qytetarët shqiptarë në luginën e Preshevës, prandaj çdo student i luginës mund të punësohet lirshëm në Shqipëri”, - deklaroi ministri i Mirëqenies Sociale i Shqipërisë, Erjon Veliaj.
Ky vendim i Qeverisë shqiptare erdhi pasi që Shqipëria dhe Kosova nënshkruan marrëveshjen për tregun e përbashkët të punës.
Ministri Veliaj në këtë vendim të Qeverisë shqiptare, nuk ka përfshirë shqiptarët e Maqedonisë dhe Malit të Zi. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)
