Maqedoni

Komunikacioni nëpër rrugë kryesisht të lagështa në pjesën perëndimore të shtetit

04.01.2017 18:59

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore zhvillohet kryesisht pa ndalesa nëpër rrugë të lagështa në pjesën perëndimore të shtetit...

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore zhvillohet kryesisht pa ndalesa nëpër rrugë të lagështa në pjesën perëndimore të shtetit, ndërsa në disa pjesë rrugët janë vende-vende të lagështa, kumtoi Qendra informative e NP Rrugët e Maqedonisë.
 
Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan - Makedonska Kamenicë - Delçevë, Vinicë - Berovë, Gostivar - Strazhë, Mavrovë - Dibër - Strugë, D.Kapi -Udovë, Katlanovë - Veles, Krushevë - Demir Hisar dhe Resnje - Bukovë.
 
NP Rrugët e Maqedonisë apelon për vozitje të kujdesshme dhe përshtatje të shpejtësisë ndaj kushteve në rrugë. Ekipet kujdestare të kësaj ndërmarrje publike janë gjithmonë në terren dhe i mbajnë të gjitha akset rrugore të kalueshme./Mia