Dëbora po e vështirëson komunikacionin

05.01.2017 09:30

Për shkak të reshjeve të dëborës që po bien nga mbrëmë....

Për shkak të reshjeve të dëborës që po bien nga mbrëmë në pjesën më të madhe të vendit, komunikacioni rrugor, hekurudhor dhe ajror po zhvillohen në kushte dimërore, tani për tani pa probleme të konsiderueshme dhe pritje.

“Komunikacioni në të gjitha rrugët e shtetit po zhvillohet rrjedhimisht nëpër rrugë të lagështa në pjesën veriore, perëndimore dhe jugperëndimore të shtetit, ndërsa në pjesët e tjera të shtetit rrugët vende­vende janë të lagështa.

Në orët e herëta të mëngjesit reshje të dëborës me intensitet më të dobët po vërehen në Kriva Pallankë, Stracin, Kumanovë, Tetovë, Gostivar, qafën malore Strazhë, Kullë dhe Mavrovë. Në Kodrën e Diellit reshjet e dëborës janë me intensitet të mesëm. Reshje të dobëta të shiut po vërehen në Ohër dhe Dibër”, njofton Lidhja Auto Moto e Maqedonisë në raportin për gjendjen e rrugëve në orën gjashtë të mëngjesit.

Pa probleme nga mëngjesi janë realizuar fluturimet dhe aterimet e parapara nga aeroporti “Aleksandri i Madhe” në Shkup, tregojnë të dhënat në ueb faqen e koncesionerit “TAV Maqedoni”

Për shkak të dëborës më ngadalë po zhvillohet komunikacioni në Shkup, si dhe transporti urban periferik. Sipas parashikimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike të Maqedonisë (DPHM), reshje më të rrëmbyeshme do të ketë në orët e pasdites dhe të mbrëmjes.

Kudo do të formohet shtresë dëbore, nëpër male edhe deri në 50 centimetra. Do të fryjë erë mesatare, pasdite e përforcuar veriore, por në pjesët jugore paradite era do të jetë jugore. NP “Rrugët e Maqedonisë” apelon për drejtim të kujdesshëm të automjeteve dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve në rrugë. (mia.mk)