Bora në Shkup, 150 ton kripë hidhen në rrugë
05.01.2017 10:01
Ekipet e shërbimit të dimërit të Qytetit të Shkupit nga fillmi i reshjeve të borës....

Ekipet e shërbimit dimëror të qytetit të Shkupit nga fillimi i reshjeve të borës kanë hedhur 150 ton kripë nëpër rrugët e qytetit dhe në pikat kritike.
Janë hedhur kripë në të gjitha urat, rrethrrotullimet, mbikalimet, nënkalimet dhe zonat e larta në qytet. Siç informojnë nga qyteti i Shkupit, shërbimi dimëror me vigjilencë e ndjek situatën dhe intensivisht e pastron terrenin.
Qyteti i Shkupit rekomandon shoferët të lëvizin me kujdes dhe t'u përmbahen kushteve të rrugës.
Apelojnë deri te qytetarët, këshillat e shtëpive dhe pronarët e objekteve afariste t'u përmbahen obligimeve ligjore për pastrimin e borës para objekteve të tyre.
