NP “Rrugët e Maqedonisë” apelon që mos dalin veturat me goma vere

05.01.2017 10:30

NP “Rrugët e Maqedonisë” apelon te të gjithë qytetarët e Maqedonisë....

NP “Rrugët e Maqedonisë” apelon te të gjithë qytetarët e Maqedonisë që këto ditë mos dalin me guma vere për shkak se bllokojnë komunikacionin. “Për shkak të reshjeve të mëdha të dëborës këto ditë, ne si Ndërmarrje apelojmë te të gjithë qytetarët që të pajisen me goma dimri dhe mos dalin me guma vere për shkak se bllokojnë komunikacionin. Ne do të vazhdojmë  me një intensitet të madh dhe me të gjitha makineritë që posedojmë do të pastrojmë të gjitha rrugët për të pasur komunikacion të lirë” thonë nga NP “Rrugët e Maqedonisë”.

Sot për shkak të reshjeve të dëborës nga ora 8:15 është vendosur ndalesë për lëvizje të kamionëve në aksin Gostivar – Kërçovë përmes qafës malore Strazhë, ndërsa nga ora 8:20 në aksin Mavrovë-Dibër, njofton Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).

Dëbora që po bie nga mbrëmë në pjesën më të madhe të shtetit po e vështirëson komunikacionin rrugor, ngadalë po zhvillohen transporti urban dhe urban periferik.

Komunikacioni në të gjitha rrugët e shtetit po zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të lagështa. Reshje të dëborës me intensitet më të dobët po vërehen në Kriva Pallankë, Stracin, Kumanovë, Tetovë, Gostivar, qafën malore Strazhë, Kullë dhe Mavrovë. Në Kodrën e Diellit reshjet e dëborës janë me intensitet të mesëm.