Dëbora mbulon Maqedoninë, ndalesë për kamionë në Strazhë dhe Mavrovë

05.01.2017 10:51

Për shkak të reshjeve të dëborës nga ora 8:15 është vendosur ndalesë për lëvizje të kamionëve...

Dëbora që po bie prej mbrëmë në Maqedoni në pjesën më të madhe të vendit,  po e vështirëson komunikacionin rrugor, ngadalë po zhvillohen transporti urban dhe urban periferik.

Për shkak të reshjeve të dëborës, nga ora 8:15 është vendosur ndalesë për lëvizje të kamionëve në aksin Gostivar - Kërçovë përmes qafës malore Strazhë dhe në aksin Mavrovë - Dibër, njofton Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.

"Komunikacioni në të gjitha rrugët po zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të lagështa. Reshje të dëborës me intensitet më të dobët po vërehen në Kriva Pallankë, Stracinë, Kumanovë, Tetovë, Gostivar, qafën malore Strazhë, Kullë dhe Mavrovë. Në Kodrën e Diellit reshjet e dëborës janë me intensitet të mesëm. Reshje të dobëta të shiut po vërehen në Ohër dhe Dibër",- njofton LAMM. 

Reshje  të rrëmbyeshme do të ketë në orët e pasdites dhe të mbrëmjes. Kudo do të formohet shtresë dëbore, nëpër male edhe deri në 50 centimetra.

Për shkak të paralajmërimit nga DPHM-ja, Trupi koordinues qeveritar për ballafaqim me kriza dhe Komiteti drejtues për kriza apelon që qytetarët të jetë të kujdesshëm gjatë planifikimit të udhëtimeve, gjegjësisht të mos nisen në udhëtim në qoftë se nuk kanë nevojë urgjente, të mbajnë pajisje adekuate dimërore, posaçërisht në automjetet transportuese për të cilat nuk përjashtohet ndalesa në periudhë të caktuar.

Kompania EVN duhet të formojë ekipe të cilat do të jenë me mobilitet të rritur dhe gatishmëri të rritur operative, sidomos në rast të prishjes së sistemit për furnizim me energji elektrike.