Përmbytje në Gjermani, autoritetet: Stuhia më e fortë që nga viti 2006
05.01.2017 13:30
Moti me stuhi ka shkaktuar përmbytje përgjatë bregdetit baltik gjerman...

Moti me stuhi ka shkaktuar përmbytje përgjatë bregdetit baltik gjerman, duke shkaktuar dëme mbi shëtitoret afër detit.
Nuk është konfirmuar nëse ka të lënduar gjatë përmbytjeve të mërkurën mbrëma, ndërsa sot në mëngjes uji filloi të tërhiqet përgjatë bregdetit.
Nga Departamenti federal për çështje detare dhe hidrografi të Gjermanisë thonë se bëhet fjalë për “stuhinë më të fuqishme nga viti 2006”.
Përmbytje ka pasur në Flensburg, në skajin perëndimor të bregdetit baltik e deri në ishullin Usedom, në kufi me Poloninë. (Leunora Kaliqi, TVM2)
