Bisedimet e paqes për Sirinë, Çavushoglu: Fillojnë në 23 janar
05.01.2017 13:42
Raundi i fundit i bisedimeve të paqes për Sirinë...

Raundi i fundit i bisedimeve të paqes për Sirinë do të fillojë më 23 janar në kryeqytetin Astana, Kazakistan, nëse palët do të respektojnë armëpushimin e ndërmjetësuar mes Turqisë dhe Rusisë.
Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, thotë se më 9-10 janar ekspertë nga Rusia do të vijnë në Ministrinë e Jashtme të Turqisë për të planifikuar procesin e Astanas. “Ne do të punojmë shumë për një zgjidhje politike”,- tha Çavusoglu, duke shtuar se do ta vazhdojnë mbështetjen e tyre për çlirimin e Irakut nga organizata terroriste e ISIS-it.
