EUROSONG 2014

Rusia fishkëllehet gjatë festivalit evropian të këngës

07.05.2014 19:42

Sipas BBC, fillimisht ato u pritën ngrohtë gjatë performancës së këngës së tyre “Shine”, por kur kënga e tyre u përzgjodh për në finale, pati fishkëllima në sallë…..

Përfaqësueset e Rusisë në Festivalin Europian të Këngës janë fishkëllur. Rusia u përfaqësua në gjysmëfinale nga binjaket 17- vjeçare, Motrat Tolmachevy.

Sipas BBC, fillimisht ato u pritën ngrohtë gjatë performancës së këngës së tyre “Shine”, por kur kënga e tyre u përzgjodh për në finale, pati fishkëllima në sallë.

Disa ekspertë thonë se Rusia do ketë probleme me votimin në Eurovizion për shkak të krizës në Ukrianë dhe qëndrimit ndaj të drejtave të homoseksualëve.

Ndërkohë, për në finale është kualifikuar edhe Ukraina.