Transporti hekurudhor, linjë mallrash nga Kina drejt Londrës

05.01.2017 14:42

Treni i parë i mallrave që lidh Kinën dhe Mbretërinë e Bashkuar...

Treni i parë i mallrave që lidh Kinën dhe Mbretërinë e Bashkuar është nisur tashmë nga qyteti i vogël You në provincën Zhejiang.

Treni transportues  e bën rrugën Kinë - Londër për 18 ditë, duke kaluar përmes Kazakistanit, Rusisë, Polonisë, Francës dhe përmes Eurotunelit.

“Kjo linjë hekurudhore mes qytetit You dhe Londrës zgjat 30 ditë më pak se rruga përmes transportit detar. Gjithashtu mallrat e transportuara me këtë linjë kanë një kosto 5 herë më të ulët sesa ajo e transportit ajror”,- deklaroi Fang Xudong nga “Tianmeng Investime Co Industriale Ltd”.

Deri tani kanë ekzistuar 40 linja hekurudhore që lidhin Kinën me Europën e që kalonin përmes 14 qyteteve europiane. Është pikërisht ky lloj transporti ai që ul ndjeshëm çmimin përfundimtar të mallrave kineze nëpër Europë. (Leunora Kaliqi, TVM2)