Botë

Tronditet Izmiri, shpërthim pranë gjykatës, 4 të vdekur dhe 10 persona të plagosur

05.01.2017 15:20

Turqia tronditet sërish. Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pranë një gjykate në qytetin perëndimor të Izmirit...

10 persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi, pas të cilit janë dëgjuar edhe të shtëna armësh.  

Menjëherë në vendngjarje janë dërguar një numër i madh i forcave policore dhe ambulancave.

Gjatë shkëmbim-zjarrit, policia ka vrarë dy prej sulmuesve dhe është në kërkim të sulmuesit të tretë.

Gjithashtu raportohet se ka vdekur edhe një polic, i cili është identifikuar si Fatih Ekin, si dhe një punonjës i sigurimit i gjykatës.