Maqedoni
Spitali për fëmijë “Kozle”, 10 milion denarë më shumë buxhet se në vitin 2016
05.01.2017 15:25
Spitali për fëmijë “Kozle” është një ndër institucionet që ka përfituar buxhet më të madh nga FSSh për këtë vit...

126 milion denarë, 10 milion më shumë se vitin e kaluar, janë ndarë për këtë spital. Këto mjete janë dedikuar për furnizimin me pajisje ortopedike bashkëkohore, për terapi për fëmijët me fibrozë cistike, si dhe për skrining neonatale për zbulimin e sëmundjeve të fshehta tek foshnjat.
“Pasi këtu trajtohen fëmijët me nevoja të posaçme, në fakt fëmijët të cilët janë të sëmurë nga fibroza cistike dhe në njëfarë forme do të marrin mundësinë të trajtohen në formë shumë më të mirë. Deri më tani fëmijët që ishin të sëmurë nga kjo sëmundje trajtoheshin në Spitalin klinik për fëmijë, tani në këtë spital ka kushte shumë më të mira dhe besoj se çdo gjë do të jetë në rregull”,- deklaroi drejtori i FSSh-së, Orhan Ramadani.
“Do të mundemi më në fund të kemi pajisje të reja më të sofistikuara për detektim të hershëm të fibrozës cistike dhe kjo do të thotë kursim i parave, më pak hospitalizim, veçanërisht këta fëmijë t’i kyçim në një jetë normale”,- tha drejtori i Institutit “Kozle”, Oliver Zafirovski.
Nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria ka investuar mbi 8 milion euro për Institutin e sëmundjeve të mushkërive “Kozle”, thanë drejtuesit e spitalit.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
