Botë
Shqipëria në kulmin e epidemisë, nis vaksinimi i popullsisë, shtyhen sërish shkollat
05.01.2017 17:46
Shqipëria po përballet me kulmin e epidemisë së gripit të favorizuar edhe nga moti i keq. Nëpër qendrat shëndetësore ka nisur vaksinimi i popullsisë...

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqa, ka deklaruar se dita e rinisjes së vitit shkollor me shumë gjasa do të shtyhet edhe me një javë tjetër.
Kryeministri, Edi Rama, ka mbledhur shtabin e emergjencave, ku ka deklaruar se situata lidhur me motin e keq është tërësisht nën kontroll.
Ndërkohë, autoritetet vendore raportojnë se dëbora në Kukës ka arritur në nivelin e 50 centimetrave, e po ashtu reshje ka edhe në zona të tjera. Por, deri më tani nuk raportohen zona të bllokuara, ndonëse në disa akse rrugore qarkullimi bëhet pjesërisht me zinxhirë.
LULJETA NDOKA
