NBA

Miami për herë të parë në stinor gjunjëzoi Netsët

07.05.2014 19:46

Skuadra më e shtrenjtë e Ligës NBA zotëroi në pjesën e parë, ngeci tre pikë pas dy periudhave të para, por me serinë e Heat 15:2 në periudhën e tretë takimi mori qartësimin përfundimisht. Rezultati ishte 107:86…………..

Ka qenë bindës kampioni i tashëm Miami Heat, në fitoren e parë kundër Brooklyn Netsit në këtë stinor.

Skuadra më e shtrenjtë e Ligës NBA zotëroi në pjesën e parë, ngeci tre pikë pas dy periudhave të para, por me serinë e Heat 15:2 në periudhën e tretë takimi mori qartësimin përfundimisht. Rezultati ishte 107:86.

James shënoi 22 pikë në këtë fitore, Ray Allen 19, ndërsa Bosh 11 pikë, krahas 11 kërcimeve. Deron Williams tek udhëtuesit shënoi treshe nga fundi i çerekut të tretë dhe të katërt, dhe në mbyllje arriti gjithsej 17 pikë, aq sa pati edhe Joe Johnson. (Publiku)

 

Përfundimtarja e Ligës NBA, gjysmëfinalja e konferencës:

San Antonio Spurs - Portland Trail Blazers 116:92 (1-0)

Miami Heat - Brooklyn Nets 107:86 (1-0)