Zhbllokohet rruga Shkup-Veles, LAMM rekomandon mos udhëtohet gjatë natës

06.01.2017 09:29

Trafiku në rrugën Shkup – Veles u hap për qarkullim....

Trafiku në rrugën Shkup – Veles u hap për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve.

“Për shkak të kushteve të papara për trafik, rekomandojmë për vozitje jashtëzakonisht të kujdesshme të automjeteve dhe të mos udhëtojnë gjatë orëve të mbrëmjes,” thonë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.

Pas paralajmërimeve se shumë shoferë me automjete të tyre kanë qenë të bllokuar për orë të tëra në autostradë, ka reaguar LAMM, që pas intervenimeve intensive nga NP “Rrugët e Maqedonisë”, tashmë rruga është e kalueshme për të gjitha automjetet.