Dramë në Vodno të Shkupit: Ngujohen pesë të rinj nga rreshjet e dendura të borës

06.01.2017 09:50

Drama e vërtetë, e cila për fat të mirë nuk përfundoi tragjikisht....

Drama e vërtetë, e cila për fat të mirë nuk përfundoi tragjikisht, ka ndodhur sonte në Vodno të Shkupit.

Pesë persona, kryesisht të rinj, mbeten të ngujuar në reshjet e borës së dendur në malin e Vodnos.

Me ndërhyrjen e Qendrës për menaxhim me kriza, ata janë nxjerrur nga mali shëndosh e mirë.

Nga Qyteti i Shkupit dhe ekipet ishte paralajmëruar që të mos dilet nga shtëpia dhe të mos shkohet në male dhe pikat më të larta.