Ferizaji në gjendje emergjente, problem me linjën elektrike në gjithë Kosovën

06.01.2017 14:47

Reshjet e pandërprera të borës dhe era që po krijon ortekë të vazhdueshëm...

Reshjet e pandërprera të borës dhe era që po krijon ortekë të vazhdueshëm, e kanë vështirësuar qarkullimin në komunën e Ferizajt, duke i bërë shumicën e rrugëve vështirë të kalueshme.

Për këtë arsye, ekzekutivi komunal ka formuar shtabin emergjent dhe është mobilizuar për ta përballuar këtë situatë.

Moti i ligë, i përcjellë me reshje bore dhe erëra të forta, po vazhdon të shkaktojë prishje në rrjetin elektrik anekënd Kosovës.

Gjendja më e rëndë është në rajonin e Dukagjinit, përkatësisht Pejë, Prizren dhe Gjakovë. Edhe rajoni i Mitrovicës ka një numër të konsiderueshëm të prishjeve të linjës elektrike.

Ka shumë shtylla të thyera dhe përçues të këputur, ndërsa  mbi 500 punëtorë janë vazhdimisht në terren duke i sanuar prishjet.