Botë

Rebelim i ri në burgjet e Brazilit, 33 të vdekur në përleshjet mes bandave të drogës

06.01.2017 16:00

Një rebelim i ri i bandave ka tronditur Brazilin...

Të paktën 33 të burgosur kanë mbetur të vrarë pas një përleshje të ndodhur në një burg në veri të vendit.

Autoritetet thonë se përgjegjës për vdekjet në burgun “Penitenciaria Agricola de Monte Cristo”, që ndodhet në shtetin e Roraima, janë një bandë narkotrafikantësh.

Disa prej trupave u gjetën pa kokë. Megjithatë, sipas tyre, situata është  nën kontroll.

Ngjarja e rëndë vjen vetëm pak ditë pasi 56 të burgosur të tjerë vdiqën në një tjetër përleshje në shtetin fqinj.

Kryengritja e së dielës në Manaus, që zgjati 17 orë, ishte një prej më vdekjeprurësve në Brazil. 

Zyrtarët thanë se policia ka arritur të kapë 40 nga 87 të dënuarit që u arratisën.