Botë
Moti i keq në Shqipëri, bllokohet veriu, PD: Qeveria nuk po punon sa duhet
06.01.2017 15:34
Reshje të shumta të dëborës, të cilat në disa zona e kanë kaluar lartësinë 1 metër, kanë pushtuar gjatë natës disa qarqe të Shqipërisë...

Më problematike situata paraqitet në veri, sidomos në Kukës dhe në Pukë, ku pjesa më e madhe e fshatrave janë izoluar për shkak të trashësisë së madhe të dëborës, deri në 1 20 centimetra.
Për shkak të motit të keq, ka pasur probleme edhe me furnizimin me energji elektrike në qarkun e Shkodrës, Lezhës dhe Kukësit.
Në zonën e Kukësit po veprojnë 8 borëpastruese si dhe disa forca ushtarake po përpiqen t’i bëjnë rrugët të kalueshme.
Por, Partia Demokratike ka ngritur shqetësimin se masat e marra nga qeveria janë të pamjaftueshme, madje të papërfillshme.
Të gjitha akset nacionale qarkullojnë me zinxhirë. Rruga e Kombit është e qarkullueshme me zinxhirë e po ashtu edhe në tunelin e Kalimashit, ku trashësia e dëborës ka arritur në 70 cm.
LULJETA NDOKA
