Botë
Aksident në Serbi, përplasen 45 vetura, 22 të lënduar
06.01.2017 17:16
Rreth 45 vetura janë përplasur në një aksident të rëndë, që ka ndodhur sot paradite në Serbi...

Aksidenti ka ndodhur 10 kilometra para Nishit në korridorin, që lidh Ballkanin me Europën perëndimore.
Raportohet për 22 të lënduar, shumica prej të cilëve janë mërgimtarë shqiptarë. Pas aksidentit është bllokuar autostrada.
Apelohet që mërgimtarët të jenë të kujdesshëm, sepse rrugët në Serbi nuk janë të pastruara mirë.
